“Dua një angleze në Champions”, flet mbrojtësi i Juves: Interi po na bën presion? Jo vetëm ata…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 10:55

“Dua një angleze në Champions”, flet mbrojtësi i Juves: Interi po na bën presion? Jo vetëm ata…

Matia De Shiljo është rikthyer titullar në dy ndeshjet e fundit të Juves, ndonëse për mbrojtësin anësor është më se i mundshëm edhe një largim në janar te PSG-ja. 

desciglio

Gjithsesi, deri atëherë italiani fokusohet te bardhezinjtë, te shorti i nesërm i Champions-it dhe te sfida për titullin kampion:

“I mbyllëm siç duhej grupet në Europë dhe për sa i përket shortit do tëdoja të ndeshesha me një klub anglez, edhe pse nuk është se kam preferenca. Interi po na mban kokë? Jo vetëm ata, por edhe Lacio tregoi se është një pretendente serioze për titullin deri në këtë moment. Gjithsesi, kur ne të vendosim të luajmë si Juventusi i vërtetë, sigurisht që do të jenë të tjerët që do të vuajnë përballë nesh”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"