Drithërima për Shkëndijën, por më pas e zgjidh Ibraimi. Kuqezinjtë, një hap larg kualifikimit (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2017 | 18:12

Drithërima për Shkëndijën, por më pas e zgjidh Ibraimi. Kuqezinjtë, një hap larg kualifikimit (Video)

Shkëndija e Tetovës ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt kalimit të turit të dytë në Ligën e Europës falë një fitoreje bindëse 3-1 në fushën e saj ndaj finlandezëve të HJK.

shkendija strumica

Skuadra e drejtuar nga Qatip Osmani dominoi ndeshjen dhe ishte e pafat kur e pa veten në disavantazh në minutën e 35-të, pasi Jallou përfitoi nga një devijim i Bejtullait në zhvillimin e një goditje këndi, duke shtyrë topin në rrjetë. Megjithatë, barazia u vendos para fundit të pjesës së parë me një penallti të realizuar saktësisht nga Ibraimi.

Në pjesën e dytë, Shkëndija vendosi diktatin në fushë dhe finalizoi përsëri me anë të Ibraimit, kur regjistrohej minuta e 59, pas një asisti të shkëlqyer të Hasanit. Pak minuta më vonë, Ibraimi realizoi përsëri nga pika e bardhë golin e tretë, duke vulosur këtë sukses të rëndësishëm të Shkëndijës në shtëpi, që ekipi do të duhet të mbrojë në transfertën e javës së ardhshme.

Shkëndija Tetovë-HJK 3-1

45′ (p), 59′, 63′ (p) Ibraimi / 35′ Jallou

Shkëndija Tetovë: Zahov, Cuculi, Murati (25′ Celikoviç), Bejtulai, Alimi (83′ Totre), Todorovski, Hasani, Vujçiç, Ibraimi, Stenio Zhunior, Radeski (75′ Abdurahimi).

Trajner: Q. Osmani

HJK: Dahne, Rafinja, Jalasto, Patronen, Pirinen, Anan, Onovo, Dahlstrom (67′ Obilor), Pelvas (76′ Mensah), Savazh (78′ Valençiç), Jallou.

Trajner: M. Lehkosuo

KV: Alimi, Vujçiç, Zhunior, Abdurahimi

KK: Patronen

Gjyqtar: Markus Hameter (Austri)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"