Drita shkëputet përsëri në krye, Trepça e Maganit fitore bindëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2018 | 17:03

Drita shkëputet përsëri në krye, Trepça e Maganit fitore bindëse

Është shkëputur përsëri 3 pikë  skuadra e Dritës pasi Prishtina e barazoj dje me pikë. Ajo ka arritur të mposht skuadrën e vendit të fundit, Vllaznia Pozheran. Ka qenë një ndeshje e zgjidhur lehtë nga Drita duke e siguruar fitoren që ne pjesën e parë. Fillimisht Gerbeshi me një penallti në të 18-tën minutë dhe më pas Musaj në të 40-tën kanë siguruar këtë fitore. Një 2-0 që e mban në vendin e parë.
MAGANI
Trepça ka marrë një rezultat pozitiv në fushën e saj përball Vëllaznimit. Skuadra e Maganit ka arritur të fitojë 3-0. Xhon në të 37-tën ka hapur serinë e golave dhe i ka çuar ekipet në dhomat e zhvjeshes me këtë avantazh. Më pas në të 70-tën LLadrovci dhe 8 minuta më vonë përsëri Xhon i kanë dhënë fitoren skuadrës së Maganit e cila aktualisht renditet në vendin e 4.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"