Drita shkatërron Drenicën dhe kap kreun, një ndeshje në Kosovë anulohet për shkak të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 14:03

Drita shkatërron Drenicën dhe kap kreun, një ndeshje në Kosovë anulohet për shkak të…

Drita ka triumfuar pastër në shtëpi, teksa mposhti në shtëpi me rezultatin 4-1 Drenicën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Ipko-Superligën e Kosovës.dr

Ishte Kastriot Rexha që realizoi dopietë për vendasit, në minutat 8’ dhe 21’, para se Haxhimusa të realizonte edhe golin e tretë për Dritën, që shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazhin e trefishtë. Pjesa e dytë nisi e qetë për ët dyja ekipet, teksa ishin miqtë që gjetën golin në minutën e 61’ me Shillovën.

Kur të gjithë po përgatiteshin për përfundimin e ndeshjes, Izair Emini shënoi edhe të katërtin për Dritën, e cila me këtë fitore ngjitet në vendin e parë, me 40 pikë po aq sa Ballkani, i cili ka edhe një ndeshje për të zhvilluar.Anulimi-1-800x600

Ndërkohë ndeshja tjetër e cila ishte programuar të luhej sot, mes Ferizajt dhe Llapit është anuluar për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Fusha u mbulua nga bora dhe për këtë arsyer u vendos që ndeshja të shtyhet, teksa pritet të zhvillohet ditën e nesërme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"