Dridhet stoli i Gatuzos, Milani i çon “zile” Kontes. Ja mesazhet e koduara të Leonardos

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 27, 2018 | 15:00

Dridhet stoli i Gatuzos, Milani i çon “zile” Kontes. Ja mesazhet e koduara të Leonardos

Humbjet në de butim janë gjith një të hidhura. Në Napoli çdo skuadër mund të humbë dhe nuk është ky lajmi, aq më pak për Milanin. Por, kur je në avantazh të dy golave dhe më pas pëson tre, atëherë fajet janë më të mëdha se meritat e rivalit, edhe pse ai mund të quhet Ançeloti. Përveç tifozërisë, humbja nuk është kapërdirë as nga drejtuesit kuqezi, që edhe pse njohin karaturën e skuadrës napolitane, prisnin një paraqitje më solide nga djemtë e Gatuzos. Goli i parë i Napolit, e më pas zëvendësimet e trajnerit të “Djallit” janë cilësuar si të gabuara nga krerët, me në krye Leonardon që ushqen dyshime të forta mbi aftësitë e teknikut të Milanit.

gatuzo konte

Qëllimi i brazilianit është vendosja në stol e një trajneri me përvojë dhe emri që ka dalë në skenë pas humbjes të së shtunës, është përsëri i njëjti. Antonio Konte konsiderohet si njeriu i duhur për të marrë në dorë Milanin, sidomos kur sezoni të jetë ende në fillim. Një nisje e gabuar, nëse vazhdon mund të sillte pasoja në projektet e fondit “Elliott”, ndaj puna pas shpinës së Gatuzos për t’i gjetur një pasardhës jo vetëm që vijon, por me sa duket nuk është ndalur kurrë, as pas besimit publik që klubi i shprehu Rinos.

Në kod – Duke u rikthyer te ish-trajneri i Çelsit, duket se çështja e tij me londinezët është pranë zgjidhjes. Konte është i specializuar në zgjidhjen e problematikave si ato të kuqezinjve dhe pavarësisht mbështetjes së përkohshme që Gatuzo mund të gëzojë, drejtuesit e “Djallit” kanë ngut të madh për të rikthyer ekipin në elitë. Deklaratat që pasuan ndeshjen nga ana e Leonardos ngjasonin me një mesazh në kod.

E gjitha ngjason çuditërisht me komentet nga ana e Marko Fasones për Montelën, që megjithëse nuk e sulmonte direkt, nëpërmjet deklaratave në media i bënte të ditur se koha në dispozicion nuk ishte e palimituar. Duke u rikthyer te skuadra, një provë tjetër për Milanin do të jetë takimi i së premtes ndaj Romës, ku përveç rezultatit, Alesio Romanjolit me shokë i kërkohet edhe një provë e lartë karakteri, teksa Gatuzo duhet të gjejë ilaçin për të shëruar sa më shpejt plagët e marra në Napoli.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI






www.minuta90.com