Franc Veliu nis negociatat me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2015 | 23:00

Franc Veliu nis negociatat me Tiranën

Veliu me trofeun e Kupes se ShqiperiseFranc Veliu mund të jetë blerja e bujshme e Tiranës në merkaton e verës. Kapiteni i Flamurtarit mësohet se ka hyrë në negociata me drejtuesit bardheblu dhe me shumë gjasë mund të veshë fanellën e skuadrës kryeqyetase sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi, mbrojtësi duhet të zgjidhë më parë problemet me klubin vlonjat. Raporti me drejtuesit aktualë ka prekur fundin dhe për këtë arsye ai dhe Arbri janë ndëshkuar që të stërviten me skuadrat e moshave.

Veliu e ka pas ëndërr të hershme që të luanë në një ekip jashtë Shqipërisë, por me kalimin e viteve, kjo gjë u bë shumë e vështirë. Ai ka qenë një nga beniaminët e ish-presidentit Shpëtim Gjika.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"