Drejtuesi i Luftëtarit: Arbitrat bëjnë ligjin, vjet i dhuruan titullin Kukësit dhe Kupën Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2017 | 21:34

Drejtuesi i Luftëtarit: Arbitrat bëjnë ligjin, vjet i dhuruan titullin Kukësit dhe Kupën Tiranës

Zv. presidenti i Luftëtarit, Artur Dade, ka deklaruar se arbitrat paracaktojnë se kush fiton titullin, kush shkon në Europë dhe kush bie nga Kategoria.

luftetarii

I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, ai ka thënë se gjithçka vendoset që në fillim të sezonit. “Nuk është hera e parë që ndodh kështu. Arbitrat e vendosin që në fillim të sezonit se kush fiton titullin dhe kush shkon në Europë. Kështu ndodhi edhe vjet. Na thanë që Kukësi do fitonte titullin dhe ata fituan. Edhe Tiranës i dhuruan Kupën e Shqipërisë vjet. Ne jemi penalizuar vazhdimisht dhe askush nuk ka pyetur për milionat që hedhim. Kështu po vazhdon edhe këtë vit, por vendosen nga arbitrat verdiket e kampionatit”, ka thënë zv. presidenti i gjirokastritëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"