Drejtori Ferko: E dija që Flamurtari do kthehej, mund të rrahim çdo kundërshtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2023 | 18:31

Drejtori Ferko: E dija që Flamurtari do kthehej, mund të rrahim çdo kundërshtar

Alfred Ferko ishte i bindur për kthesën e Flamurtarit. E quan jo vetëm të merituar fitoren e së shtunës, por edhe një provë force. Për “Panorama Sport”, drejtori i klubit theksoi:

ferko

“Ishte një fitore e merituar në të gjitha aspektet. Treguam edhe njëherë që jemi një ekip me vlera. Ne mund të rrahim çdo kundërshtar. Kishim shpresa të mëdha, pasi kualitetet nuk na kanë munguar kurrë. Kishim kohë pa aktivizuar lojtarë si Sidibe apo Matues dhe Kriviçiç. Prezenca e tyre në fushë na bën edhe më të fortë.

Kemi të drejtë që të pretendojmë deri në fund, gjithçka e kemi. Për mendimin tim duhej pak kohë. Unë isha i bindur se gjërat do të rregulloheshin. Kishim vuajtur për disa javë mungesën Oliveirës dhe e patë se çfarë bëri ai në fushë, është një nga lojtarët tanë kryesor.

Meritë kishte edhe publiku. Dua që të falënderoj në veçanti tifozët që na mbështetën. Ishte një atmosferë jashtëzakonisht e bukur. Shpresoj që me lojërat e bukura t’i rikthejmë në stadium”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"