Drejtoi “galaktikët”, Del Boske ka një paralajmërim për Realin: Kujdes me Mbapenë, bën punë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2024 | 12:43

Drejtoi “galaktikët”, Del Boske ka një paralajmërim për Realin: Kujdes me Mbapenë, bën punë, por…

Visente del Boske ka qenë trajner i Realit të Madridit në tre periudha të ndryshme. Gjatë 11 ndeshjeve në vitin 1994, në 2 takime në vitin 1996 dhe për katër sezone nga 1999 deri në 2003. Gjatë atyre viteve, trajneri spanjoll arriti të ngrinte dy herë Ligën e Kampioneve dhe dy Liga si titujt e tij më të shquar.

del boske zidan

Në fazën e tij të fundit, Del Boske ishte trajneri i parë i “galaktikëve”: Raul, Ronaldo, Bekham, Roberto Karlos, Figo, Zidan… Në një situatë të ngjashme me Del Bosken duket Karlo Ançeloti aktualisht. Me ardhjen e mundshme të Mbapesë në Madrid, trajneri italian do të kishte një makineri gati të pathyeshme. Por ish-trajneri paralajmëron në një intervistë në “Flashscore”, se francezi arrin në një ekip tashmë të konsoliduar. Dhe kjo mund të prishë ekuilibrat e ndërtuar nga Ançeloti.

“Mbape është një lojtar i madh. Por ai vjen në një ekip, që për momentin po luan shumë mirë. Me siguri ardhja e tij do ta përmirësojë atë që tashmë ekziston, por kini kujdes! Reali i Madridit ka një skuadër shumë të mirë. Nuk duhet të nënvlerësoni ata që janë atje. Ai do t’i bashkohet një ekipi të konsoliduar dhe të përgatitur. Nuk ka dyshim se ai do të sjellë pak nga magjia e tij, por mos harroni se Reali ka një skuadër të ekuilibruar”, tha Del Boske.

Trajneri vlerëson gjithashtu sesa mirë e menaxhon Ançeloti ekipin dhe sa e rëndësishme është të kesh një grup të bashkuar. “Mënyra se si Karlo e menaxhon ekipin më duket ideale dhe e bën shumë mirë… Unë jam pro këtij gjeniu, të menaxhimit të një skuadre të tillë. Pa këtë është e vështirë të fitosh”, deklaroi ish-trajneri i Realit dhe Spanjës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"