“Dorëhiqem me kokën lartë”, befason trajneri i skuadrës së Kategorisë së Dytë: Ekipi ka bërë supersezon, ndodh edhe të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2021 | 18:53

“Dorëhiqem me kokën lartë”, befason trajneri i skuadrës së Kategorisë së Dytë: Ekipi ka bërë supersezon, ndodh edhe të…

Ka zgjatur vetëm disa javë, aventura e trajnerit Oltion Kërnaja në stolin e Luzit të Vogël. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, tekniku ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës kavajase, pas humbjes në shtëpi ndaj Tërbunit të Pukës.

kernaja

“Faleminderit! Uroj të ngjiteni në Kategorinë e Parë. Ishte kënaqësi të drejtoja Luzin e Vogël në këto muaj. Dorëhiqem me kokën lartë. Ekipi ka bërë super sezon, super ndeshje! Ndodh edhe të humbin ekipet, por mua më kënaq loja, mbizotërimi në çdo ndeshje edhe ndaj kryesuesve! Golat do të vijnë”, shkruan Kërnaja.

Kernaja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"