Dorëheqja e Emiljano Çelës, Kastrioti zbulon kush po drejton krutanët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2022 | 19:34

Dorëheqja e Emiljano Çelës, Kastrioti zbulon kush po drejton krutanët

Klubi i Kastriotit është detyruar të ndryshojë trajner, pas dorëheqjes së papritur të Emiljano Çelës. Tekniku i krutanëve doli pas sfidës ndaj Tiranës dhe deklaroi se e merrte vendimin për arsye personale teksa e kishte menduar prej kohësh një gjë të tillë, duke e bërë këtë vendim të parevokueshëm.

emiljano cela

Kërkesa e tij është pranuar nga klubi, i cili ka bërë të ditur se tashmë në drejtimin e ekipit, për momentin, ishte Shkëlzen Rustami, i cili kishte qenë edhe më parë pjesë e stafit teknik të krutanëve.

NJOFTIM I KLUBIT!

KS Kastrioti njofton se Emiljano Çela nuk është më trajner i ekipit tonë. Çela ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme pas humbjes ndaj Tiranës, duke e mbyllur bashkëpunimin me ekipin tonë. Krahas trajnerit të parë edhe ndihmësi i tij Bekim Kuli e ka mbyllur bashkëpunimin me KS Kastriotin pas kësaj ndeshje. Klubi i falënderon Çelën dhe Kulin për kontributin e dhënë dhe i’u uron suksese në karrierën e tyre.

Ditën e sotme, skuadra është stërvitur nga Shkëlzen Rustami i cili është rikthyer në klub pas afro një viti. Rustami do të mbajë postin e zëvendës trajnerit, por deri në emërimin e trajnerit të ri do të drejtojë edhe skuadrën si trajner i parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"