“Do t’i detyroja të gjithë të uleshin në gjunjë”, Baloteli bën deklaratën e habitshme për Italinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2021 | 16:58

“Do t’i detyroja të gjithë të uleshin në gjunjë”, Baloteli bën deklaratën e habitshme për Italinë

Mario Baloteli shpesh bëhet protagonist me bëmat e tij të cilat i publikon në rrjetet sociale.

baloteli 3

Kësaj herë, Baloteli ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të fansave në profilin e tij në ‘’Instagram’’. Një tifoz i shkruan: ‘’Mungon ti në Europian, Balo’’, teksa sulmuesi ja kthen: ‘’Jo, Italia po bën vërtet mirë, faleminderit që mendon për mua’’.

baloteli

Një tifoz tjetër ka vendosur ta provokojë në lidhje me uljen në gjunjë para ndeshjes si shenjë kundër racizmit. ‘’Do të uleshe në gjunjë” e pyet fansi, ndërsa Baloteli përgjigjet: ‘’Do t’i detyroja të gjithë të uleshin në gjunjë’’.

baloteli 1

Komentet e Balotelit kanë marrë shpërndarje të gjerë duke ditur që sulmuesi shpesh herë ka rënë pre e koreve raciste nga tifozët në stadiume.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"