“Do të vendos formacionin më të mirë, Zhiru është i grumbulluar”, Pioli: Fitorja sezonin e kaluar ndaj Specias? Edhe me Juventusin triumfuam vjet, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 14:33


“Do të vendos formacionin më të mirë, Zhiru është i grumbulluar”, Pioli: Fitorja sezonin e kaluar ndaj Specias? Edhe me Juventusin triumfuam vjet, por…

Në prag të sfidës ndaj Specias në transfertë në orën 15:00, e vlefshme për javën e 6 të Serisë A ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp, trajneri i Milanit, Stefano Pioli i cili ka analizuar këtë takim:

pioli 2

Ndeshja ndaj Specias – “Kualitetet e lojtarëve bëjnë diferencën. Për fat kemi shumë lojtarë me kualitete. Nesër do të duhet të bëjmë ne ndeshjen dhe të mundohemi që të zgjidhim me lojën me kualitet.”

Fitorja e sezonit të kaluar ndaj Specias – “Edhe ndaj Juventusit nuk kemi shkuar në Torino duke menduar për fitoren 3-0 të sezonit të kaluar. Nesër do të duhet që të luajmë me karakteristikat tona.”

Zhiru – “Do të grumbullohet. E kam parë që ndihet mirë, do të jetë i gatshëm, të shohim nëse do të luajë si titullar ose jo.”

Rotacion – “Kur të gjithë janë mirë, të miat janë zgjedhje teknike. Nesër do të vendos në lojë formacionin më të mirë në dispozicion.”

Pjekuria – “Në intervista thuhet se ne mund të fitojmë çdo ndeshje. Jemi të rinj, por jemi rritur shumë sa i përket mentalitetit të pjekurisë. Në Itali ka shumë konkurencë dhe kështu duhet që të jemi në 100%.”, përfundoi Stefano Pioli.

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/