“Do të respektojmë kampionatin”, flet Novi: Luajtëm si të barabartë me Laçin deri te penalltia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 16:07

“Do të respektojmë kampionatin”, flet Novi: Luajtëm si të barabartë me Laçin deri te penalltia

Luftëtari u mposht nga Laçi me rezultatin 2-0 në shtëpi, ndeshje e cila ishte edhe debutim për trajnerin Neritan Novi.bandicam 2020-02-29 16-05-41-842

Ky i fundit pas përfundimit të takimit, për “SuperSport” u shpreh: “Më vjen keq që në debutimin tim, morëm një humbje. Deri në minutën kur u dha penalltia ne luajtëm si të barabartë.

Ka ende shpresë për të mbijetuar?

Shpresat e Luftëtarit janë të vogla, por jemi të detyruar të respektojmë kampionatin dhe atë do të bëjmë. Ne do të bëjmë futboll.  Askush nuk do ta ketë të lehtë këtu në Gjirokastër.

Projekt afatgjatë?

Këto ditë nga presidenca më kanë komunikuar se do të mendojmë për të ardhmen. Nuk është se kemi rënë nga kategoria për të menduar për vitin tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"