Do të luajë kundër Interit, trajneri i Ludogoretsit nuk “frikësohet”: Vendosni 50 euro bast për ne, unë do t’i sillja Ronaldon me Mesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2020 | 18:19

Do të luajë kundër Interit, trajneri i Ludogoretsit nuk “frikësohet”: Vendosni 50 euro bast për ne, unë do t’i sillja Ronaldon me Mesin

Trajneri i ri i Ludogoretsit Pavel Vrba beson se ekipi i tij ka shanse të eliminojë Interin nga Europa Liga.

HLT800d1b_175442_4318096_1

Në prezantimin përpara mediave bullgare, Vrba u kërkoi gazetarëve të vendosnin bast 50 € për Ludogoretsin për betejën me ekipin zikaltër në Europa Ligë.

Ai shtoi se dëshiron që në ekip të vijë një mbrojtës dhe njës sulmues, ndërsa bëri batutë se nuk mund të sjellë në skuadër lojtarë si Kristiano Ronaldo dhe Mesi.

“E di që të gjithë mezi presin ta shohin ndeshjen me Interin. Është një kundërshtar jashtëzakonisht i vështirë, por ne kemi një shans. Imagjinoni sikur të vendosni bast 1300 korona (50 €) për skuadrën tonë.

Merkatoja: Në tërësi, skuadra ka një nivel të lartë, nuk kemi nevojë për ndërhyrje të shumta në merkato. Jam i kënaqur me cilësinë e futbollistëve të repartit sulmues. Duam të rrisim konkurencën. Nuk dua të përmend emra, por duam një mbrojtës dhe një lojtar me tipare sulmuese. Më vjen keq që nuk mund të blejmë Ronaldon me Mesin, por unë do t’i merrja të dytë”, qesh në fund të prononcimit tekniku i ri i Ludogoretsit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"