“Do të ketë largime nga ekipi”, Ilir Daja: Jam i kënaqur me …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 14:50

“Do të ketë largime nga ekipi”, Ilir Daja: Jam i kënaqur me …

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, paralajmëroi pas ndeshjes së djeshme miqësore ndaj Luftëtarit se do të ketë disa largime nga skuadra. Në bisedën për “Panorama Sport”, ai sqaroi se dy miqësoret e fundit i kanë dhënë një ide të qartë për grupin. 

ilir dajaaa

“Sot (dje) ishte ndeshja e dytë brenda 24 orësh dhe provuam të gjithë ata që ishin për testim dhe nxorëm konkluzionin përfundimtar për vazhdimësinë. Duhet të vazhdojmë me një grup më të reduktuar, pasi kemi pasur rreth 27 lojtarë në seancat stërvitore, ndërsa nesër (sot) numri do të shkojë 22 futbollistë”, është shprehur fillimisht Daja, ndërsa më pas goli për minifazën përgatitore.

ilir daja1

“Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve, pasi vijnë nga një periudhë pushimi dhe ajo që më ngroh është se kanë hyrë në ritmin e duhur sa i përket gjendjes fizike. Një anë tjetër pozitive është që nuk kemi pasur dëmtime të grupit kryesor të lojtarëve. Të gjithë janë stërvitur me nga dy seanca në ditë dhe i kanë përballuar me sukses. Do të bëjmë edhe një test të fundit në prag të rifillimit të kampionatit, ku do shohim gjendjen optimale të ekipit, pasi i mbaruam seleksionimet sot (dje”, përfundoi Daja.

Z.Qypi – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"