“Do të futemi në fushë vetëm për të marrë maksimumin”, Memelli: Euforia nuk më tremb sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 14:21

“Do të futemi në fushë vetëm për të marrë maksimumin”, Memelli: Euforia nuk më tremb sepse…

Skënderbeu po përjeton një moment të mirë kohëve të fundit pas rezultateve pozitive në kampionat tani korçarët arritën dhe finalen e Kupës së Shqipërisë ku eliminuan Teutën dhe do të gjejnë Vllazninë. Në sfidën e nesërme Skënderbeu do të sfidohet përsëri me Teutën, kësaj rradhe në stadiumin “Skënderbeu”, e programuar të zhvillohet nesër me fillim nga ora 16:00. Në vigjilje të këtij takimi ka folur edhe trajneri i korçarëve, Migen Memelli i cili është paraqitur në konferencën e zakonshme për shtyp duke analizuar këtë ndeshje:

mEMELLI

Ndeshja ndaj Teutës – “Është ndeshja e radhës, që ka rëndësinë e vet. Padiskutim që Teuta ka kualitete brenda dhe ka një skuadër me eksperiencë. Duke parë çfarë kemi bërë në javët e fundit, si skuadër dhe nga ana individuale, kam besim të jashtëzakonshëm se lojtarët do të bëjnë një ndeshje të mirë nesër. Do të futemi në lojë për të marrë maksimumin. Nëse performanca do t’i përgjigjet takimit, nëse niveli i intensitetit dhe ana psikologjike do të jetë e duhura, ku unë insistoj që të rrimë tek ai nivel ku kemi qenë në ndeshjet e fundit, besoj që skuadra do të marrë maksimumin, që janë tre pikët. Është një ndeshje ku i ka të tre rezultatet brenda, por ne kërkojmë të marrim më të mirët.”

Mungesat – “Mungon vetëm Pusi, ka një kontraktim në pjesën e kofshës. Jemi në lartësinë e duhur, besoj që edhe nesër lojtarët do të bëjnë më të mirën. Kemi diskutuar me ekipin rreth asaj që bëmë në takimin e shkuar. Do të bëjmë edhe sot një bisedë, do të analizojmë gjërat pozitive dhe negative, sepse kështu përmirësohen lojtarët. Më vjen mirë që ata janë koshientë dhe janë përmirësuar goxha gjatë gjithë këtyre javëve. Jam i lumtur për ta, sepse kam gjetur një skuadër me lojtarë cilësorë nga ana individuale. Ajo çfarë mungonte ishte pjesa e grupit, të cilën ata e kanë fituar tashmë.”

Euforia – “Nuk më tremb, pasi i kërkoj çdo ditë lojtarëve që të qëndrojnë me këmbë në tokë. Skënderbeu është një klub që i distancon ata që kërkojnë të bëjnë atë çka kërkohet nga ana individuale. Ajo çfarë kërkohet në klub është të jepet maksimumi për skuadrën dhe fanellën”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"