“Do të doja të ishte Nejmari”, Kuman: “Të burgosim” Mbapenë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 14:14

“Do të doja të ishte Nejmari”, Kuman: “Të burgosim” Mbapenë!

Ronald Kuman do të donte që duelin e sotëm ta luante kundër Nejmarit, por e ka gati “kafazin” për të ndalur Mbapenë. Trajneri i Barcelonës thotë se duhet të bëjnë kujdes ndaj kampionit francez sepse është shumë i shpejtë, por gjithashtu shpreh besimin që skuadra e tij mund ta fitojë këtë eliminatore.

kuman

Holandezi nuk i kurseu elozhet për kundërshtarin, por zbuloi se një objektiv do të ishte edhe mbajtja e portës së paprekur, për të lënë gjithçka të hapur për duelin e radhës.

NDESHJA – “Kemi shumë iluzion në Champions. Është një eliminatore shumë e vështirë dhe PSG-ja ka një ekip të fortë. Duel interesant sepse Barcelona është përmirësuar dhe PSG-ja është ekip shumë i fortë dhe me kualitet”.

PIKE – “Është mirë dhe ka 4-5 ditë që po punon me grupin. Kam edhe një ditë për të vendosur nëse do të luajë apo jo. Mbrojtja ka bërë ndeshje të mira, por ka pasur edhe gabimet e saj. Kjo është pjesë e futbollit. Nuk kam dyshime, do të jetë ndeshje taktike”.

NEJMAR – “Duhet t’i mbrojmë lojtarët si Nejmar, Mesi apo Kristiano Ronaldo. Ata na argëtojnë në futboll. Arbitrat duhet t’i mbrojnë, por në futboll ka kontakt dhe është i pashmangshëm. Ndeshjet më të mira janë kur të luajnë më të mirët në fushën e lojës. Edhe ne kemi mungesa të rëndësishme, por shpresoj që për 2 javë të rikthehen të gjithë”.

OPTIMIZËM – “Besoj te skuadra ime dhe te lojtarët e mi. Përmirësimi është i dukshëm dhe rezultatet gjithashtu. Por eliminatorja është e balancuar, për historinë dhe ecurinë. Kemi besim që mund të thyejmë një ekip të fortë”.

PSG – “Për çdo skuadër është e rëndësishme që t’i ketë futbollistët. Nejmar dhe Di Maria janë të rëndësishëm për PSG-në, ashtu siç janë për ne Fati, Kutinjo, Arauho apo Roberto.

Duhet të jetojmë me këto probleme dhe të luajmë më ata që kemi në dispozicion. Por këto janë eliminatore me 2 ndeshje dhe ata duan të shënojnë. Duhet të kontrollojmë dhe të ‘burgosim’ Mbapenë. Ai është i rrezikshëm me shpejtësinë e tij”.

DEMBELE – “Ka ndryshuar dhe jam i lumtur për të. Por ne thjesht e ndihmuam që të përmirësohej. Meritat i ka vetë që ka gjetur vazhdimësinë dhe është më i qetë se kurrë”.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"