“Do shmangen Kupat kombëtare”, Ilir Shulku: Ju tregoj si do funksionojë “Nënë Tereza”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 17:37

“Do shmangen Kupat kombëtare”, Ilir Shulku: Ju tregoj si do funksionojë “Nënë Tereza”

FSHF dhe homologia e saj në Kosovë janë duke organizuar kompeticionin mes dy shteteve i emërtuar “Nënë Tereza”. Turneu me emrin e shenjtores, kërkon më parë një miratim nga instancat e futbollit europian dhe atij botëror, por për mënyrën si do të funksionojë, është sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ai që ka dhënë detaje. 

Shulku

Shulku ka zbuluar se bëhet fjalë për një kompeticion i cili do të shmangë Kupën e Shqipërisë dhe atë në Kosovë. “Nëse do të zhvillohet ky aktivitet, do të shmanget Kupa e Shqipërisë, për shkak se bëhet një numër i madh ndeshjesh brenda vitit për ekipet”, ka deklaruar Shulku.

Në këtë turne, do të përfshihen skuadra nga të gjitha nivelet e futbollit profesionist në Shqipëri dhe Kosovë, duke përfshirë Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë dhe atë të Dytë të cilat përfshijnë rreth 102 ekipe me më shumë sesa 200 ndeshje në total.

shulku

LEJA – Për një turne të tillë, FSHF dhe FFK kanë dorëzuar aplikimin në UEFA dhe FIFA dhe pritet miratimi. “Në momentin që do të vijë aprovimi nga FIFA dhe UEFA, atëherë do kërkojmë ndihmën e qeverisë shqiptare të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. FIFA dhe UEFA janë duke e shqyrtuar dhe do japin përgjigje besoj pozitive”, ka deklaruar Ilir Shulku për “TV Klan”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"