Do me patjetër Interin, Modriç luan “kartën” e fundit. Ja kur pritet të vendoset përfundimisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2018 | 22:50

Do me patjetër Interin, Modriç luan “kartën” e fundit. Ja kur pritet të vendoset përfundimisht

Do të nevojitet një mrekulli, por Interi nuk ndalon së besuari. Dhe kjo, sepse Luka Modriç nuk e ka ndërruar mendjen, ai dëshiron të largohet nga Reali dhe të bashkohet me zikaltrit. Siç raporton “Corriere della Sera”, mëngjesin e ditës së hënë, ka pasur një kontakt të ri mes Interit dhe kroatit, para se ky i fundit të nisej për në Estoni, për Superkupën e Europës me Realin.

luka modric

Kur të rikthehet ditën e enjte në Madrid, Modriç do të bëjë tentativën e tij të fundit me presidentin Florentino Perez. Operacioni duket i pamundur, por Interi i mban shpresat gjallë. Kroati ia ka bërë të qartë se ende beson se mund t’ia mbushë mendjen që Reali ta lërë të lirë. Do të jetë vetë mesfushori që do provojë të largohet, ndërsa Interi nuk e ngre “flamurin e bardhë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"