Do largohet nga Milani në janar, Torino gati të “rrëmbejë” lojtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 18:51

Do largohet nga Milani në janar, Torino gati të “rrëmbejë” lojtarin

Fabio Borini duket se do largohet nga Milani në merkaton e janarit. Lojtarit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe kuqezinjtë janë gati ta shesin atë, për të mos ikur me parametra zero.

Borini

Siç raporton “Corriere Dello Sport”, Torino është skuadra e interesuar për të blerë shërbimet e Borinit, por së pari duhet që klubi të shesë një prej Zazas dhe Iago Falke, të cilët së fundmi janë kthyer në rezerva.

borini1

Trajneri Maxari e pëlqen si përforcim Borinin dhe nuk është shumë i vështirë të kryhet ky transferim.

Nëse Torino mbyllë sa më shpejtë çështjen e largimit të dy lojtarëve, Borini me shumë mundësi do jetë pjesë e skuadrës “granata”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"