“Djali im 5 muajsh ka vështirësi në frymëmarrje”, sulmuesi i thotë “jo” rinisjes së përgatitjeve për Premier Ligën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2020 | 11:43

“Djali im 5 muajsh ka vështirësi në frymëmarrje”, sulmuesi i thotë “jo” rinisjes së përgatitjeve për Premier Ligën

“Unë nuk stërvitem”. I thotë “jo” rinisjes së përgatitjeve për luajtjen e 92 ndeshjeve të mbetura të sezonit Troi Dinej. Kapiteni i Uotfordit, skuadrës së Premier Ligës në pronësi të familjes Poco, është rebeluar.

sULMUESI

Ditën e djeshme disa nga skuadrat e Premier Ligës rinisën stërvitjen në grupe pas ndalesës prej virusit, por sulmuesi 31-vjeçar refuzoi: “Mjafton një person i infektuar brenda grupit. Djali im 5 muajsh ka vështirësi në frymëmarrje dhe nuk dua ta rrezikoj për asnjë sterlinë më shumë”.

cut-deeney_f

Dinej kishte shprehur shqetësimin e tij në takimin mes Premier Ligës dhe kapitenëve, duke nënvizuar se futbollistët me ngjyrë dhe aziatikë janë statistikisht më të rrezikuar se të tjerët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"