“Ditë të çmendura”, 18-vjeçari Maino: Dua të shkoj në Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 21:15

“Ditë të çmendura”, 18-vjeçari Maino: Dua të shkoj në Europian

Kobi Maino ka marrë vetëm ftesën e parë në kombëtaren e Anglisë për miqësoret kundër Brazilit dhe Belgjikës, por talenti 18-vjeçar i Mançester Junajtid ka objektiv që të shkojë në Europianin e Gjermanisë këtë verë:

skysports-kobbie-mainoo-england_6496534

“Kanë qenë disa ditë mjaft të çmendura”, tha mesfushori për “BBC Radio 5 Live”. “E diela ishte padyshim një ndeshje e madhe kundër Liverpulit, pastaj erdhi ftesa nga U21. Sigurisht që isha i emocionuar që do të vija.

Por kur mësova se do të isha me ekipin e parë ishte e mrekullueshme. Isha i shokuar dhe i lumtur dhe ka qenë një vorbull emocionesh. Qëllimi është të debutoj dhe të bind trajnerin për të qenë në skuadrën e Europianit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"