Disfata me Flamurtarin, Nevil Dede: Ishte një ndeshje e gabuar në kompleks, e merituam humbjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2023 | 12:30

Disfata me Flamurtarin, Nevil Dede: Ishte një ndeshje e gabuar në kompleks, e merituam humbjen

Nevil Dede priste totalisht gjë tjetër nga transferta vlonjate. As që e kishte menduar që do të humbitnin, por ndryshe shkoi. Elbasani i tij bëri shumë pak për të marrë pikë përballë Flamurtarit dhe kjo e çon 6 pikë larg vendit të parë dhe mbi të gjitha në vendin e tretë të renditjes.

Dede Nevil

Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, numri një i pankinës verdheblu tregoi se çfarë nuk shkoi si duhet.

“Luajtëm në kushte dhe një ambient të mirë. Por, kjo ishte ndeshja më e dobët që kemi bërë deri më tani. Në fund e meritoi Flamurtari fitoren. Nuk fituam dot topin, ky ishte problemi ynë. Edhe me zëvendësimet nuk arritëm asgjë”, u shpreh fillimisht 48-vjeçari.

E quan të merituar disfatën, ndërsa tregon edhe gabimet në dy golat e pësuar.

“E merituam humbjen në të gjitha aspektet. Ndeshja më e dobët që ka zhvilluar ekipin që në kohën që e kam marrë unë. Nuk ke ku të kapesh në elemente të caktuara dhe as të mendosh se ishte me episode. Skuadra ishte me ritëm të ulët. Kishim vetëm disa shkëndija të vogla, nuk ishim as të qartë dhe as të qetë. Ishte një ndeshje e gabuar si kolektiv. Gabuan në të dyja rastet e golave. Flamurtari e meritoi fitoren. Luajtëm në Vlorë, në një ambient dhe kushte të mira”, përfundon Dede.

Pritet që kjo humbje të mos kalojë qetë në kampin elbasanas. Pas pushimit të së dielës, sot mund të zhvillohet edhe një analizë. Nëse deri tani kritikat kanë munguar, vështirë se këtë herë trajneri do t’i kursejë dhe sidomos kur komprometohet objektivi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"