Dilemat marrin fund, ja kur do zyrtarizohet Grizmani te Barcelona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2019 | 15:24

Dilemat marrin fund, ja kur do zyrtarizohet Grizmani te Barcelona

Pritja më në fund do të marrë fund, javën që vjen. Antuan Grizman do të zyrtarizohet te Barcelona, pas kaq shumë kohësh tratativash.

antuan grizman

Francezja “L’Equipe”, bën me dije se java e ardhshme do të jetë deçizive, pasi francezi do të jetë lojtari më i ri i katalanasve, ku do të firmosë kontratën e re.

Ditën e djeshme të 1 korrikut, klauzola e ish-lojtarit të Atletikos nga 200 milionë euro shkoi në 120 milionë euro.

Pra, siç raporton kjo media, Grizmani do të jetë blerja e tretë e Barcelonës, pas Netos dhe De Jong.

Kalimi i sulmuesit francez te katalanasit do të ishte një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"