Dikur refuzonte Shqipërinë se ndjehej grek, sot Nini vuan për të gjetur skuadër

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 12, 2017 | 11:39

Dikur refuzonte Shqipërinë se ndjehej grek, sot Nini vuan për të gjetur skuadër

Rreth dhjetë vite më parë, një djalosh i lindur në Himarë me emrin Sotir Nini shpërtheu në skenën e futbollit grek. Nini arriti të bëhej shumë shpejt pjesë e ekipit të parë të Panathinaikos dhe mori nofkën “Mesi i ri” nga tifozeria e kësaj skuadre. Lojtari, edhe pse i lindur…

Rreth dhjetë vite më parë, një djalosh i lindur në Himarë me emrin Sotir Nini shpërtheu në skenën e futbollit grek. Nini arriti të bëhej shumë shpejt pjesë e ekipit të parë të Panathinaikos dhe mori nofkën “Mesi i ri” nga tifozeria e kësaj skuadre. Lojtari, edhe pse i lindur në Shqipëri, nuk ngurroi ta refuzonte fanellën kuqezi pasi e cilësonte veten grek dhe zgjodhi të luante për Greqinë.

sotir nini

Por me kalimin e viteve, nga “Mesi i ri” ai u kthye thjesht në Nini, pasi thuajse nuk përmbushi asnjëherë pritshmërinë në fushën e lojës, në një karrierë që filloi të zbehej gjithnjë e më shumë. Sot, në moshën 27-vjeçare, Sotir Nini e sheh veten në Izrael, ku ka firmosur vetëm tre ditë më parë.

sotir nini1

Nuk bëhet fjalë për një skuadër elitare apo me pretendime shumë të mëdha, por për Makabi Petah Tikva, një ekip i mesit të tabelës i cili ishte gati t’i jepte shansin e fundit Ninit për të bërë diçka me karrierën e tij, pas tre viteve ku në total ai ka luajtur 50 ndeshje dhe vetëm pak ditë më parë u la futbollist i lirë nga Meshelen në Belgjikë.







4 Komente Shfaq Komente Fshih komente
  • Gjithe palaçot si ky apo ai tjetri qe kishte babin e zgjuar e kombetar e shkoi si belg te njejtin perfundim do kene. Ne plehra se atij kombi i perkasin pra kombit te plehrave. Jo atij ku kane lindur. Respekt per gazetarin.

  • Nuk me vjen keq per jashteqitjet e kombit dhe ndaj plotesisht mendimin me komentin e meparshem

  • Me thuaj nje lojtar aktual apo ne te shkuaren te kombetares shqiptare qe ka zgjedhur shqiperine ne vend te nje shteti tjeter?……..
    Keshtu mendova dhe une…….asnje!!!

  • Lorik Cana, nuk priti se cdo te bente Franca me te, por shume shpejt, 20 vjec veshi fanellen kuq e zi.

Shkruaj nje koment

www.minuta90.com