Dikur pjesë e Premier Ligës, ish-sulmuesi me origjinë shqiptare emërohet trajner tek skuadra e…  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2024 | 21:13

Dikur pjesë e Premier Ligës, ish-sulmuesi me origjinë shqiptare emërohet trajner tek skuadra e…  

 Shefki Kuqi, ish-sulmuesi që dikur spikaste në Premier Ligë, është emëruar së fundmi trajner te skuadra e Feronikelit në Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.  

Screenshot_2-16-1130x635

Kuqi gjatë gjithë karrierës së tij si trajner ka drejtuar klube nga elita e futbollit finlandez dhe kjo do të jetë eksperienca e tij e parë jashtë Finlandës. 

Në vitin 2014 ai ka qenë trajner i Honkës, para se të marrë drejtimin e PK-35 Vanta në sezonin 2015/2016 dhe së fundmi Inter Turkun, klub të cilin e udhëhoqi gjatë sezonit 2016/2017. 

Shefki Kuqi, një emër i njohur  për futbollin europian si lojtar, ku ka lënë gjurmët e tij te skuadrat Bllekbërn Rovers, Kristal Palas, Suonsi, Njukasëll, etj.  

Feronikeli momentalisht ndodhet në vendin e shtatë në Superligën e Kosovës me 21 pikë të grumbulluara dhe misioni i Kuqit do të jetë sigurimi i mbijetesës në elitë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"