Dikur çmendte Italinë me “golin fantazmë”, sot ish-mesfushori i Milanit është i mbytur në borxhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2017 | 19:10

Dikur çmendte Italinë me “golin fantazmë”, sot ish-mesfushori i Milanit është i mbytur në borxhe

Ish-mesfushori i Milanit, Sullei Muntari, pasi ngeli pas skuadër pas sezonit të fundit me Peskarën, vazhdon të vuajë dhe me sa duket ka probleme shumë të mëdha financiare.

Sulley-Muntari-Mercedes-Benz-G63-600x562

Ganezi pa t’i sekuestrohej makina e tij (Mercedez AMG G63) në kufirin italo-zviceran për shkak se nuk kishte paguar disa nga këstet e radhës për blerjen e mjetit që kushton 150 mijë euro.

Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë lojtari i cili për mediat pranoi: “Po më bllokuan makinën. Po kaloj një moment të vështirë, por do ta zgjidh sa më shpejt.”

muntari

Muntari do të kujtohet gjatë në Itali për episodin e famshëm të “golit” fantazmë në ndeshjen mes Juventusit dhe Milanit, i cili nuk u akordua nga gjyqtari. Tifozët e Milanit mendojnë se ai ishte episodi i cili i dhuroi titullin Juventusit përballë kuqezinjve të cilët asokohe drejtoheshin nga Masimiliano Alegri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"