“Dikur bënte thirrje; ‘largohuni nga Shqipëria’”, nënkampioni Botës në shtangë, Ilir Suli sot rekruton ushtarë: Futuni në ushtri, dikush duhet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2023 | 22:14

“Dikur bënte thirrje; ‘largohuni nga Shqipëria’”, nënkampioni Botës në shtangë, Ilir Suli sot rekruton ushtarë: Futuni në ushtri, dikush duhet të…

Sot është larg imazhit të nënkampionit të Europës në vitin 2000. Prej shkurtit të vitit të shkuar punon në Ministrinë e Mbrojtjes si specialist për rekrutimin e ushtarëve të rinj. 

jkfdhf

Dikur u bënte thirrje të rinjve të largoheshin nga Shqipëria por sot mendon ndryshe, Ilir Suli simboli i shtangës në një intervistë me Çenkuela Hasa në New24 zbulon më shumë!

Video që u bë virale ishte thirrja që ju i drejtonit të rinjve për tu larguar nga vendi, por sa më shumë kohë kalon dhe kur ju takon duket sikur je penduar për atë thirrje, është e vërtetë?

Njerëzit janë përçarë, si në politikë dhe kudo. Dëgjojmë përditë që po largohen shumë të rinj nga vendi, duhet të sakrifikohemi për vendin. Atje ku punoj unë, të rinj 18 vjeç pa shkollë mund të vijnë të bëhen ushtarë, marrin 5000 lekë të rinj, mund të shtyhen.

Mos ndoshta ke ndryshuar mendim pasi qeveria të ofroj një vend pune, ta bëj këtë pyetje në emër të shikuesve?

Jo nuk ka asnjë ndikim, por duhet një brez të qëndroj këtu të sakrifikoj mos ti lërë hapsira askujt, as majta as djathta!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"