Diego Kosta drejt largimit, Atletiko Madridi gjen zëvendësuesin te Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 23:52

Diego Kosta drejt largimit, Atletiko Madridi gjen zëvendësuesin te Interi

Diego Kosta me shumë mundësi do të largohet nga Atletiko Madridi në fund të sezonit dhe drejtuesit kanë nisur të shikojnë për zëvendësuesin e tij.bonuci diego kosta

Flitej se madrilenët interesoheshin për Kavanin, i cili gjithashtu do të largohet nga PSG-ja, por negociatat me uruguaianin duken pothuajse të pamundura dhe kjo detyron drejtuesit që të shikojnë për alternativa të tjera.

Në skenë së fundmi ka dalë emri i sulmuesit të Interit, Aleksis Sançez. Ky i fundit nuk ka bindur italianët, të cilët nuk do të ushtrojnë të drejtën e blerjes në fund të sezonit dhe do të kthehet te Junajtid.Alexis-Sanchez-Inter-Milan-F365

Atletiko Madridi do të përpiqet ta transferojë në ekip, duke parë se edhe dëshira e lojtarit është të mos kthehet te Junajtid.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"