“Di si tu marr maksimumin lojtarëve”, prezantohet Emiljano Çela: Ja çfarë i mungon Kastriotit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2021 | 12:44

“Di si tu marr maksimumin lojtarëve”, prezantohet Emiljano Çela: Ja çfarë i mungon Kastriotit (VIDEO)

Emiljano Çela ka marrë zyrtarisht drejtimin e Kastriotit. Trajneri ka zhvilluar stërvitjen me ekipin dhe në një prononcim për mediat ka folur rreth kësaj aventure të re.

emiljano cela

Si është kjo sfidë për ju?

“Pavarësisht  se disa veta e kanë menduar ndryshe, unë e mendoj si fakt pozitiv që deri më dje isha në fushë dhe sot dola si trajner. Mendoj që e njoh më afër mentalitetin e lojtarëve, fakti që mu dha mundësia të isha trajner i Kastriotit. Është diçka pozitive sepse i njoh problemet.”

Ideologjitë tuaja për të ndryshuar skuadrën?

“Falënderoj trajnerin që ka qenë sepse ka punuar mirë nga ana fizike e ekipit. Problemi më i madh është pozicioni i lojtarëve në role natyrale. Kjo mendoj që ka sjellë dhe disa probleme në aspektet e lojës. Është ndryshe kur një lojtar luan në rolin e tij natyral.”

Pritshmëritë për merkaton?

“Për mua është e rëndësishme të punoj me lojtarët që janë. Janë grup i mirë dhe kam besim tek ky ekip. I kemi thënë direktivat presidentit. Kemi mangësi në sulm dhe në krahët e mesfushës. Të shohim se çfarë do të sjellë merkatoja e janarit.”

Objektivi mbijetesë?

“Është një sfidë e madhe për të gjithë. E rëndësishme është që të mos ta shohim tabelën e renditjes aktualisht. Të rregullojmë problemet e fazës së parë dhe të rikthejmë besimin dhe mentalitetin tek lojtarët. Do të shohim më vonë dhe tabelën.”

Sa i rëndësishëm do të jetë ky start?

“Është një përgjegjësi shumë e madhe të jesh trajner në elitën e futbollit shqiptar. Shpresoj dhe besoj që do të bëjmë më të mirën e mundshme.”

Favor fakti që skuadra ju njeh?

“E thashë dhe më parë që është aspekt pozitiv. I njoh lojtarët nga ana sportive dhe personale. E di si tu marr maksimumin këtyre lojtarëve.”

Sot ne stërvitje me Kastriotin kanë dalë edhe vëllezërit Adolf dhe Santiago Selmani, qe u larguan vetëm pak dite me pare nga Teuta. Nga ekipi janë larguar mbrojtësit Grgiç dhe Reçi, si dhe mesfushori Silva.

BUJAR BALLIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"