Di Biaxho planifikon formacionin ndaj Argjentinës: Kanë luks të tepruar, i kam zili

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2018 | 11:24

Di Biaxho planifikon formacionin ndaj Argjentinës: Kanë luks të tepruar, i kam zili

Luixhi Di Biaxho bën debutimin e tij në pankinën e Kombëtares së Italisë, sot në orën 20:45, në Londër, në stadiumin “Uembli”, ku përballë do të kenë Argjentinën. Trajneri i “axurrëve” konfirmon idetë e testuara në stërvitje, por duke dëgjuar deklaratën e kolegut të tij Sampaoli, ndjen jo pak zili.

0202

“Për momentin nuk jam i emocionuar, sepse kam pasur mjaft punë, por ndoshta, pasi të zbres në fushë edhe mund të ndjej diçka ndryshe. Sfida me Argjentinën, edhe pse një miqësore, për mua do të jetë tepër e rëndësishme, për Italinë akoma më shumë, sepse duhet ta rinisim nga e para dhe të largojmë një njollë të errët që na rëndon.

Italia

Do ta nisim me skemën 4-3-3, pres një skuadër të përqendruar dhe të uritur, që të mos ketë frikë nga ata që do të kemi përballë. Sampaoli lë jashtë Dibalën dhe Ikardin? E kam zili… Fakti që ka një luks të tepruar në zgjedhjet e tij, sidomos ato në sulm, ku neve na mungojnë, më bën që të mos ndihem shumë komod”, u shpreh Di Biaxho

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"