Dhuna ndaj gjyqtarit në Cërrik, Mirdita kërkon ndjesë publike: Ishin akumulimet e gjithë sezonit, lojtarët tanë janë ofenduar masivisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2021 | 22:13

Dhuna ndaj gjyqtarit në Cërrik, Mirdita kërkon ndjesë publike: Ishin akumulimet e gjithë sezonit, lojtarët tanë janë ofenduar masivisht

Klubi i Mirditës ka reaguar publikisht nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, pas incidentit të rëndë të ndodhur në Cërrik në sfidën ndaj Sopotit, ku u dhunua gjyqtari Klajdi Qëndraj.

mirdita

Mirditorët i kërkojnë ndjesë gjyqtarit dhe nuk pajtohen me dhunën, por sipas tyre është e papranueshme që Sopoti është dënuar për shkak të tifozëve që të luajë në fushë asnjanëse dhe në Cërrik mbushet stadiumi plot dhe ofendohen lojtarët e tyre.

REAGIMI I MIRDITËS: 

Sqarim!
Ndjesë publikisht për atë që ka ndodhur sot në Cërrik në ndeshjen SOPOTI-MIRDITA! I kërkojmë falje publike në emër të gjithë stafit të Mirditës arbitrit të ndeshjes Klajdi Qëndro. Ishin akumulimet e gjithë sezonit negativ të ekipit ku në shumë javë përveç problemeve na u shtuan dhe ato të arbitrave ku na shikonin javë pas jave duke na dënuar sistematikisht me gabimet e tyre.
Nuk kemi asgjë me ekipin e SOPOTIT, por ndeshja që nisi sot në Cërrik ishte si pasojë e asaj ku Librazhdi ishte dënuar pikërisht për tifozët në fushë asnjanëse për t’i zhvilluar ndeshjet. Sot në Cërrik ka patur shumë tifozë ku lojtarët e ekipit tonë janë ofenduar masivisht dhe pastaj ra pjesë e kësaj preje edhe arbitri i ndeshjes. Na vjen shumë keq për këtë që ka ndodhur. Ndaj i kërkojmë ndjesë edhe njëherë publikisht arbitrit Klajdi Qëndro.
mirdita556

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"