Devolli “lutet” që Skënderbeu të fitojë në KAS, ja aryseja…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2019 | 9:53

Devolli “lutet” që Skënderbeu të fitojë në KAS, ja aryseja…

Në klubin e Devollit janë lënë pas ditët e bukura të ngjitjes në Kategorinë e Parë. Po mendohet për formimin e një grupi kompakt për këtë kategori dhe projektet në letër janë të shumta. Detyra parësore është ruajtja e grupit, ndërsa më parë duhet parë për afrimin e lojtarëve të tjerë.

devolli

Kuptohet që është shumë e vështirë, sepse lojtarët e sezonit të fundit kanë pasur kontrata njëvjeçare dhe pavarësisht se janë shprehur dakord për vazhdimësinë, ka nga ata që po kërkojnë të luajnë një kategori më lart. Devolli shpreson shumë që të marrë në huazim lojtarë nga Skënderbeu, sipas një marrëveshjeje mes drejtuesve, por për këtë duhet pritur vendimi i KAS-it.

kas skenderbeu

Nëse është pozitiv, përfiton edhe Devolli, pasi korçarët do të kenë shumë lojtarë në ekip dhe me siguri do të huazojnë ata që nuk do të kenë hapësira. Klubi ka projekte edhe sa i takon infrastrukturës, që vitet e fundit ka pasur një ndryshim rrënjësor në Devoll. Plani është që të modifikohen edhe ambientet jashtë fushës për të plotësuar kushtet e vëna nga FSHF-ja.

THANAS ÇEVA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"