Dëshiron largimin, futbollisti i Flamurtarit “mbahet peng” nga…firma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 11:20

Dëshiron largimin, futbollisti i Flamurtarit “mbahet peng” nga…firma

Larg Flamurtarit tashmë e shikon veten edhe Kreshnik Nebihu. Kosovari ka një kontratë me klubin edhe për një sezon tjetër, pasi firmosi një kontratë të tipit 1+1, çka do të thotë se për t’u larguar duhet që të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit vlonjatë.
kreshnik nebihi
Këta të fundit, ndryshe nga Rrapaj, nuk janë shumë të vendosur për ta mbajtur “peng” kosovarin, që do të thotë se shkëputja e bashkëpunimit mund të jetë më e lehtë. Vlonjatët këtë sezon në Superiore kanë pasur në përbërje edhe tre lojtarë shkodranë: Xhevahir Sukaj, Olsi Gocaj dhe Denis Pjeshka. Tashmë është zyrtare, asnjë nga shkodranët nuk do të jetë pjesë e Flamurtarit në Kategorinë e Parë. Atyre u ka përfunduar kontrata dhe klubi nuk ka ndërmend që t’u ofrojë një kontratë të re.
sukaj idrizi
I vetmi me të cilin mund të uleshin të bisedonin ishte Xhevahir Sukaj që është parë edhe shpesh pranë administratorit Idrizi, por në kushtet kur sulmuesi nuk ka zhvilluar një sezon të rregullt në Vlorë, duke mos e ndihmuar aspak skuadrën, “divorci” është i pashmangshëm.

Tashmë nga Flamurtari është larguar zyrtarisht edhe Jurgen Vrapi, i cili iku pa përfunduar mirë sezoni.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"