Derbi Tirana-Partizani, dalin në shitje biletat. Ja çmimet përkatëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2022 | 20:26

Derbi Tirana-Partizani, dalin në shitje biletat. Ja çmimet përkatëse

Tirana dhe Partizani do të zbresin në fushë ditën e mërkurë në orën 20:00 në “Air Albania”, në derbin e kryeqytetit të vlefshëm për javën e 15-të të Superiorës. Një supersfidë që i ka dhënë gjithmonë tonusin futbollit shqiptar.

TIRANA

Spektakël i garantuar si në fushë dhe në tribuna, ku interesi ka qenë gjithmonë maksimal. Ditën e sotme, klubi i Tiranës, që do të jetë dhe pritës në derbin ka publikuar çmimet e biletave. Çmimet variojnë nga 500 lekë të reja në 5000 lekë të reja. Biletat mund të gjendet në pikat e shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe stadiumi “Air Albania”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"