Derbi Tirana-Dinamo, gjykon arbitri që është ters për “Nëndetësen”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2023 | 8:40

Derbi Tirana-Dinamo, gjykon arbitri që është ters për “Nëndetësen”

Tirana dhe Dinamo do të luajnë sot në “Selman Stërmasi”. Nga ana e FSHF-së janë vendosur edhe gjyqtarët e takimit. Sektori i arbitrimit ka zgjedhur gjyqtar kryesor, Enea Jorgjin.

Enea-Jorgji-Talent-Mentor-1

Ndihmës të tij do të jenë Denis Rexha (Tiranë) dhe Ridigert Çokaj (Lezhë). Jorgji është gjyqtari, i cili ka gjykuar më shumë bardheblutë dhe blutë, respektivisht 68 ndeshje në Superiore dhe18 ndeshje në Superiore për Dinamon.

Për Tiranën në kampionat, Jorgji ka 28 fitore, 16barazime dhe 24 humbje. Për Dinamon, Jorgji ka 3 fitore, 5 barazime dhe 10 humbje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"