Derbi Inter-Milan, Altobeli: Ka rëndësi vetëm fitorja, e vendos “Demi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 19:23

Derbi Inter-Milan, Altobeli: Ka rëndësi vetëm fitorja, e vendos “Demi”

Alesandro Altobeli i ka shënuar shtatë gola Milanit duke mbajtur veshur fanellën zikaltër dhe për të derbi është i shenjtë.

alto

“Nuk ka favoritë në derbi, nuk bëhen llogari, është nga ato ndeshje që duhet vetëm ta fitosh sepse anulon gjithçka tjetër”, e ka nisur fjalën e tij ish-sulmuesi i Interit, që është ndalur te pasardhësit e tij e kryesisht tek ata aktualët: Lukaku e Lautaro.

“Lautaro është siguria jonë, imazhi i Interit dhe shpresoj që të shënojë më shumë gola se unë me ngjyrat zikaltër, por edhe në derbi. Është e tashmja dhe e ardhmja e klubit dhe jam shumë i lumtur që e shikoj me shiritin e kapitenit në krah. Është njeriu i duhur për të zgjidhur këtë ndeshje”, ishin elozhet e italianit, që më pas komentoi edhe belgun e sulmit.

“Lukaku nuk është ende ai që ne të gjithë njohim. U largua dhe u rikthye, por pa e shfaqur më Romelun e vërtetë. Gjithsesi, mendoj se një gol në derbi mund të ndryshojë sezonin e kujtdo, edhe të Romelut dhe shpresoj që të jetë ky rasti”, përfundoi fjalën Altobeli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"