Dënohet një vit për kokainë, kapiteni i Perusë mbetet pa Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 14:28

Dënohet një vit për kokainë, kapiteni i Perusë mbetet pa Botëror

Kapiteni i Perusë, Paolo Guerrero, do të humbasë Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm. Sulmuesi 33-vjeçar, i cili luan për Flamengon në Brazil, u pezullua pasi dështoi një test antidoping pas ndeshjes kualifikuese të Kupës Botërore të Peru-së kundër Argjentinës në tetor.

kapiteni i perusw

Guerrero kishte shkelur nenin 6 të Rregullores Anti-Doping të organizatës, pasi doli që ishte përdorues i kokainës, e cila është përfshirë në listën e Agjencisë Botërore të Anti-Doping, të substancave që rrisin performancën.

kapiteni i i perusw 2

Guererro do të jetë një humbje e madhe për Peru-në si një lider dhe golashënues. Ai ka 82 paraqitje për vendin e tij dhe 32 gola në total.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"