Dëmtimi në kyçin e këmbës, Herri Kejn rrezikon të humbasë duelin me Arsenalin në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 14:25

Dëmtimi në kyçin e këmbës, Herri Kejn rrezikon të humbasë duelin me Arsenalin në Champions

Sulmuesi i Bajern Mynihut, Herri Kejn mund të humbasë ndeshjen kundër Arsenalit në Champions.

Kane

Ai nuk luajti kundër Brazilit për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës dhe trajneri Garet Sauthgejt deklaroi në konferencën për shtyp se ai do të kthehet në klubin e tij.

Sipas raportimeve të mediave britanike, në një situatë të tillë, dyshohet se sulmuesi nuk do të jetë në gjendje të luajë jo vetëm ndaj Borusia Dortmund të shtunën e ndaj Heidenheim më pas, por edhe në sfidën e Championsit ndaj Arsenalit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"