Dëmtimi kronik, Aralica kërkoi vetë të ikte në Bullgari/ Sulmuesi ka probleme serioze në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2022 | 21:52

Dëmtimi kronik, Aralica kërkoi vetë të ikte në Bullgari/ Sulmuesi ka probleme serioze në…

Sulmuesi kroat, Ante Aralica, mungon prej katër ditësh në stërvitjen e Vllaznisë. Ashtu siç ka paralajmëruar “Panorama Sport”, shtatlarti është dëmtuar dhe pas konsultimit me stafin mjekësor ka udhëtuar menjëherë drejt Bullgarisë. Në fakt, ishte vetë trajneri Mirel Josa, që konfirmoi për gazetën këtë lajm pas miqësores së fundit me Dinamon.

ARALICA ADILI

“Aralica është ankuar për një dhimbje dhe ka shkuar te një doktor në Bullgari të bëjë disa injeksione dhe mund të kthehet pas 2-3 ditëve. Varet se çfarë gjendje do të ketë”, tregoi Josa. Ndërkohë, burime në klub zbuluan dje se kemi të bëjmë me një dëmtim kronik të lojtarit, prandaj dhe nisur nga ky shqetësim për gjendjen e tij, ka shkuar në një klinikë të specializuar në Bullgari. Shtatlarti ka pësuar problem në rrëzat e kofshëve dhe tashmë pritet që t’i nënshtrohet një terapie intensive.

Mësohet se pista bullgare ka qenë një kërkesë e vetë lojtarit, pasi e ka trajtuar këtë problem edhe kur ai luante me Lokomotiv Plovdivin. Sulmuesi është ankuar gjithnjë për këtë problem, ndërsa tashmë do të qëndrojë disa ditë larg ekipit.

Gjasat janë që të humbasë ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Erzenit, që do të luhet më 20 gusht. Ndërkohë, në miqësoren ndaj Dinamos, ra në sy edhe mungesa e dyshes së qendrës së mbrojtjes, Marko Juriç dhe Darko Bulatoviç. Arsyeja ka qenë se stafi teknik ka vendosur t’i lërë ata pushim ngaqë në seancat e fundit kanë paraqitur probleme fizike. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për dëmtime serioze.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"