Dëmtimi i altletes, reagon Presidenti i Federatës: Janë përralla, Gega duhet të vinte me një këmbë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2017 | 16:00

Dëmtimi i altletes, reagon Presidenti i Federatës: Janë përralla, Gega duhet të vinte me një këmbë!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli ka shprehur publikisht indinjatën me tërheqjen vetëm pak orë përpara garës së 3000 m/ p të atletes, Luiza Gega nga kampionati botëror i Londrës. I pranishëm në punimet e Kongresit Botëror, kreu i atletikës shqiptare u shpreh për gazetën “Panorama Sport”, në linjë telefonike, se pretendimet e ngritura nga atletja për mungesën e infrastrukturës në vend për t’u stërvitur janë përralla.

Gjergj Ruli

“Unë nuk jam mjek që të vlerësoj traumën që paraqet si shqetësim Gega, por do të isha më i vëmendshëm për ta ruajtur veten. Për sa i përket infrastrukturës me gropa dhe pa gropa, kjo është një përrallë për në orën 7. Unë si ish-atlet dhe si sportist që jetoj në botën e sportit, do të më vinte keq që të humbja okazionin për të qenë pjesëmarrës në kampionatin botëror.

Gjergj Ruli presidenti i atletikes

Organizatorët e IAAFit (Federata Botërore e Atletikës) do të vlerësojnë rastin. Parimi olimpik në sport: “Nuk është e rëndësishme kush del i pari, është e rëndësishme pjesëmarrja ‘fair play’. Ky është motivacioni sportiv. Respekt edhe për atë që tërhiqet zvarrë”, tha fillimisht presidenti Ruli.

NJOFTIMI – Ruli thekson gjithashtu, se për atleten dhe trajnerin e saj Taulant Stërmasi, ishin kryer të gjitha procedurat e nevojshme. “Po më vjen shumë keq, pasi kemi bërë regjistrimin, kemi kryer pagesat, madje edhe shtesë. Atletja, këtë mund t’ia tregojë dikujt tjetër, jo mua që kam qenë ishsportist. Duhet të më kishte njoftuar më herët, pasi ne dogjëm edhe Izmirin nga kjo mundësi. Sinqerisht, unë e dua Luizën 100 për qind, por e dua të bëjë edhe gara.

Atletike-2017-Izmir-Smajlaj-Luiza-Gega-Viron-Bezhani-Gjergj-Ruli-Nikolin-Dionisi-cmimet

Më duhet të them që jo vetëm unë, por edhe organizatorët e kampionatit botëror janë shprehur të zhgënjyer me mungesën e atletes Gega në garë, pasi korsia ka mbetur bosh. Ajo që duhet të bënte minimumi, të vinte në aktivitet, biletën e kishte të prerë. Pasi fundi i fundit, njerëz të gjallë jemi të gjithë. Ajo nuk ishte në regjim shtrati.

Do të ishte shumë korrekte të udhëtonte në Londër dhe ta paraqiste raportin mjekësor dorazi. Tashmë, ne nuk pretendojmë për kampionë bote. Duhet të vinte për të respektuar organizatorët, jo për mua. Të ketë respekt për flamurin shqiptar që valëvitet në hotel. Sinqerisht po më vjen shumë keq”, theksoi Ruli.

gega

Gjithashtu titullari i Federatës Shqiptare bën me dije se personalisht, do të vija me një këmbë. “E përsëris, më vjen shumë keq me këtë që ka ndodhur. Nuk ka qenë korrekte me veprimin e saj. Personalisht, do të vija me një këmbë, pasi në fund të fundit, kemi edhe detyrime”.

TAKIMET – Sakaq, gjatë qëndrimit në Londër, presidenti Ruli ka qenë pjesëmarrës edhe në shumë takime të organizuar nga Federata Botërore e Atletikës.

Taulant Stermasi - Luiza Gega

“Sot (dje), u mbajt konventa islamike për atletikën me organizatore Federatën Turke me prezencë me mbi 22 shtete. Në konventë ishin prezentë edhe mjaft titullarë të IAAF-it. Ndërsa mëngjesin e nesërm (sot) në orën 10:00 do të zhvillohet konventa Europiane”, e mbylli prononcimin e tij presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"