Dëmtimet tek Interi/ De Vraj e Dumfris me probleme, emergjencë në mbrojtjen zikaltër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 16:31

Dëmtimet tek Interi/ De Vraj e Dumfris me probleme, emergjencë në mbrojtjen zikaltër

Interi fiton, por ndërkohë Simone Inzagi duhet të përballet me një emergjencë në mbrojtje, duke qenë se pas 18 minutash Stefan De Vraj ka dalë për një tërheqje muskulore në këmbën e majtë, e cila duket se shqetëson milanezët.

webimage-C0D31000-8E62-490F-8A250FCB6F31EDC8

Në qendër Inzagi zgjodhi të eksperimentojë me mëngjarashin Karlos Augusto, duke mos i besuar Bisekut pas provës negative në Champions me Benfikën. Duhet vlerësuar edhe gjendja e anësorit të djathtë, Denzel Dumfris.

Tani tek Interi shpresojnë që të  rikuperojnë Bastonin për ndeshjen e ardhshme, ndërsa Pavar nuk është ende gati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"