“Sot ishte ndeshje për barazim”, Gvozdenoviç: Gjithçka e hapur për “Final 4”, do të luftojmë fort deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 18:14

“Sot ishte ndeshje për barazim”, Gvozdenoviç: Gjithçka e hapur për “Final 4”, do të luftojmë fort deri në fund

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, u shfaq i mërzitur, pas disfatës 1-0 ndaj Partizanit. Në prononcimin e dhënë për “MCN”, serbi u shpreh se barazimi do të ishte rezultati i drejtë, ndërkohë që deklaroi se do të luftojnë fort deri në fund për “Final 4”.  

 bandicam 2024-05-04 18-06-51-763

“Sot ishte një ndeshje për barazimi. Nuk e them që e meritonte Partizani fitore, por do i uroja për fitoren. Në pjesën e parë ishim mirë, në pjesën e dytë ra pak rritmi. Partizani bëri presion me topin e gjatë, por nuk reaguam mirë. Kishim një shans të mirë me Rashicën për të shënuar, por ky është futbolli.  

Nuk i pashë rezultatet e ndeshjeve menjëherë, por pas 10 minutash. Të mërkurë luajmë me Laçin, pastaj në fund ndaj Vllaznisë në Shkodër, gjithçka është e hapur dhe do të shikojmë javë pas jave. 

15 minutat e fundit patëm probleme, Partizani filloi me topin e gjatë. Kjo është pjesë e futbollit. Duhet të ishim më të kujdesshëm nga krahët. Jemi të mërzitur, ishte një ndeshje për barazim, ishim të kënaqur me 1 pikë, por dua të uroj Partizanin për fitore.  

Jemi në lojë, do të luftojmë fort deri në fund. Të përgatitemi mirë ndaj Laçit dhe do të luftojmë deri në fund.  

Sulmuesi Ivan Xhantu ishte shumë i lodhur, bëri punë shumë të mirë, ishte vetë në sulm, vrapo shumë, u lodh ndaj e ndërrova”, deklaroi Gvozdenoviç. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"