Brdariç pas duelit me Dinamon: Patëm fat që nuk pësuam gol dhe fituam ne, gjithçka mund të ndodh në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 18:23

Brdariç pas duelit me Dinamon: Patëm fat që nuk pësuam gol dhe fituam ne, gjithçka mund të ndodh në fund

Vllaznia fitoi në frymën e fundit kundër Dinamos. Pas sfidës foli edhe trajneri i kuqebluve, Thomas Brdariç.

bandicam 2024-05-04 18-13-24-702

“Ishte një punë e mirë në fushë dhe jashtë fushës, pjesa statike ndryshoi sot prandaj futa Alivodën dhe Salën në mesfushë, bën disa gabime por skanë shumë eksperiencë. Lojtarët e merituan fitoren, por edhe patën pak fat. Kemi investuar shumë për këtë fitore dhe urime klubit që shkuam në “Final Four”. 20 minutat e para më pëlqyen, por bëmë shumë gabime taktike dhe e lamë kundërshtarin për të pasur shumë shanse. Në pjesën e dytë ndryshuam dhe patëm më shumë stabilitet. Patëm fat që nuk pësuam një gol dhe ne fituam, është një rezultat i mirë dhe jam i lumtur për zëvendësimet dhe nuk tregon që kemi vetëm 11 lojtarë. Mbas ndeshjes jemi më të qetë dhe nuk duam të shohim nga mbrapa, në një javë punuam shumë me disa ide sidomos në pjesën e sulmit, por çdo gjë ka kohën e vet dhe të besojmë deri në fund. Kjo është një punë e trajnerit më përpara, ai ka punuar shumë për këtë dhe duhet të vazhdojmë kështu. Të gjithë kanë një përgjegjësi të madhe në fushë por duhet të punojmë më shumë dhe kemi sa më shumë punë për të bërë. Sot ne jemi shumë të kënaqur që kemi arritur në “Final Four”, por kemi edhe 2 ndeshje dhe gjithçka mund të ndodh” përfundoi Thomas Brdariç për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"