“Kampionat i çmendur”, trajneri Mehmeti: 1 pikë ndaj Vllaznisë na afronte me Europën! Ja çfarë nuk shkoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 18:39

“Kampionat i çmendur”, trajneri Mehmeti: 1 pikë ndaj Vllaznisë na afronte me Europën! Ja çfarë nuk shkoi

Trajneri i Dinamos, Dritam Mehmeti, foli pas disfatës në frymën e fundit ndaj Vllaznisë në transfertë me rezultatin 1-0. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “MCN” pas ndeshjes, tekniku i skuadrës kryeqytetas u shpreh:  

Mehmeti

“Është një kampionat i çmendur, më vjen keq, sepse në 2 javët e fundit kemi prodhuar shumë lojë. Duhet të menaxhonim më mirë situatat, rastet ishin flagrante. Ishim superiorë në menaxhimin e lojës. E shkelëm shumë zonën e kundërshtarët, patëm situata të mira për të shkuar te goli. Duhet të ishim më të kujdesshëm, është mungesë eksperiencë.

Një barazim sot do të na dërgonte më afër “Final 4”. Falenderoj çunat për atë çka dhanë dhe duhet të kenë besim, nuk duhet ta kthejnë fitoren në problem. Ndjejnë shumë rastet e humbura. Në qoftë se do të realizonim do të ishte diçka tjetër, do t’i kishim ne mundësitë për të shkuar drejt fitore. Po nuk shënove do të pësosh, është një shprehje. Duhet të ngrihemi për 2 javët e mbetura. 

Duhet të shikojmë veten, të marrim pikët që na duhen. Prodhojmë lojë, por në fund pikët të çojnë në “Final 4”. 

Kishte 2-3 mundësi edhe Vllaznia, me krosime në 20 minuta e para. Na morën gjerësinë me Hakajn dhe Smajlin, duhet të ishim më të kujdesshëm. Interpretuam gabim kohët e presionit, mesfusha dhe sulmi. Më pas arritëm të dominonim, por ky është futbolli. 

I kam dhënë direktivat, që kur ishim në minutën 88 të jemi në ekuilibër dhe të shkojmë në kundërsulm. Ishte një situatë neglizhence. Detajet bëjnë diferencën. I mirëkuptoj dhe lojtarët, duhet ta menaxhonim më mirë. 1 pikë sot na afronte shumë më tepër me Europën. 

Sulmuesët janë aty, por nuk janë te qetë, nxitohen. Denison shkoi tek për tek me portierin dhe nuk gjeti kuadratin. Zabërgja kishte një mundësi, një penallti në lëvizje. Më shumë është çështja e qetësisë dhe ngarkesa psikologjike, që sjell në humbjen e rasteve.  

Të gjitha skuadrat kanë shanset e fundit, siç ka ardhur kampionati, të gjitha kanë shanset e veta. Kemi short të vështirë”, u shpreh Mehmeti.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"