Murataj: Forca jonë është që tentojmë fitoren deri në fund, e kam ruajtur golin për “Final Four”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 18:54

Murataj: Forca jonë është që tentojmë fitoren deri në fund, e kam ruajtur golin për “Final Four”

Kapiteni i Partizanit, Valentino Murataj, thekson se skuadra e tij me fitoren ndaj Skënderbeut, ka treguar edhe një herë se është një ekip që tenton me çdo kusht deri në fund që të fitojë çdo ndeshje.

bandicam 2024-05-04 18-38-56-254

“Ne vinim pas dy derbive të fituar dhe gjithmonë pas derbit me Tiranën kishim bërë hap fals. Ndaj e kishim përgatitur ndeshjen me shumë përqendrim, agresivitet. Arritëm të marrim tre pikët, siguruam play off dhe jemi shumë të lumtur për këtë.

Ndeshjet nuk janë njëlloj, me DInamon e zgjidhëm që në pjesë të parë. Sot ishte shumë e vështirë se Skënderbeu kishte rezultate të mira dhe vinte më moral të mirë., Nëse do shënonim më shpejt do ishte më mirë, por shpesh i kemi zgjidhur në pjesë të dytë dhe në minutat e fundit dhe kjo është forca ynë, që tentojmë deri në fund.

Rëndësi ka që të jem në fushë dhe të jap më të mirën për ekipin. Nuk ka rëndësi ku luaj. E nisa si mbrojtës i djathtë, e mbylla si 8. Shkoi mirë, një gol e kam lënë për “Final Four” dhe do jetë me e bukur. Ia kam premtuar edhe çunave që do e bëj në “Final Four”.

Ia kushtojmë sot presidentit të nderit. E kishim si forcë shtysë për t’ia dedikuar. Ishte një dhimbje e kthyer në forcë dhe e treguam edhe në fushë”, tha Murataj për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"