LA LIGA/ Girona fiton derbin e Katalunjës kundër Barcelonës, Real Madrid shpallet zyrtarisht kampioni i Spanjës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 21:27

LA LIGA/ Girona fiton derbin e Katalunjës kundër Barcelonës, Real Madrid shpallet zyrtarisht kampioni i Spanjës (VIDEO)

Zhirona arriti që të merrte një fitore 4-2 në derbin e Katalunjës përballë Barcelonës, ndeshje e vlefshme për javën e 34-t të La Ligas. Me këtë rezultat, ekipi rival i tyre Real Madrid, shpallet matematikisht kampioni më i ri i Spanjës, për sezonin 2023/2024.

GMwP03OXMAAIjdK

Pas fitores që arriti kundër Kadizit 3-0, madrilenëve u duhej vetëm që Zhirona të ndalonte Barcelonën që të shpalleshin kampion, dhe kështu ndodhi. Kristensen zhbllokoi sfidën në minutën e tretë, por vetëm një minutë më pas, Dovbyk do të kthente baraspeshën. Levandovski do e dërgonte skuadrën e tij në avantazh në dhomat e zhveshjes pasi arriti të realizonte në minutën e parë të shtesës, të pjesës së parë. Më pas fjalën do e merrnin vendasit, që arritën të shënonin tre herë gjatë pjesës së dytë, dy herë me Portu dhe herën tjetër me Gutierrez.

Me këtë rezultat, Zhirona “parakalon” Barcelonën në tabelën e renditjes me 74 pikë, një më shumë se blaugranat. Për këta të fundit nuk kishte ku të shkonte me keq ky sezon, teksa duhet të kënaqen vetëm me kualifikimin në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, dhe të shikojnë rivalët e tyre Real Madrid, të ngrejnë trofeun e La Liga dhe pse jo… Champions League.

ZHIRONA-BARCELONA 4-2

GOLI I KRISTENSEN 0-1 (VIDEO)

 GOLI I DOVBYK 1-1 (VIDEO)

GOLI I LEVANDOVSKIT 1-2 (VIDEO)

GOLI I PORTU 2-2 (VIDEO)

GOLI I GUTIERREZ 3-2 (VIDEO)

GOLI I PORTU 4-2 (VIDEO)

SONI SALIHI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"