Dëmtim horror për Valentino Rosin, italiani rrezikon karrierën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2017 | 10:49

Dëmtim horror për Valentino Rosin, italiani rrezikon karrierën

Një dëmtim që mund ta detyrojë t’i japë lamtumirën botës së MotoGP-së. Valentino Rosi ka kaluar dje një pasdite të frikshme që është shoqëruar me një aksident gjatë stërvitjes që po kryente në Urbino, e cila është e sigurt se i jep fund këtij sezonit të motoçiklizmit, por në të njëjtën kohë, duke parë edhe moshën e tij 39-vjeçare, rikuperimi mund të jetë shumë i vështirë.

Valentino Rosi

Piloti i skuderisë Jamaha, i cili mbron pozicionin e katërt në renditjen e përgjithshme, me 26 pikë i shkëputur nga kryesuesi Andrea Doviciozo, ka thyer kockën e fyellit dhe fibulin (kockën e pasme të fyellit), një frakturë që mund të ketë shkuar deri në kockën e gjurit.

Rosi

Fatkeqësisht, ky problem është parë me doza kaq negative, pasi të njëjtën frakturë të rrezikshme ai e ka pësuar edhe në vitin 2010, në të njëjtën këmbë, dhe ky fakt ka vënë në alarm të gjithë stafin mjekësor.

Pas aksidentit, Valentino Rosi është transportuar me urgjencë në spitalin e Riminit dhe në orët e vona të mbrëmjes mjekët kanë bërë kontrollet e para.

Rosi aksidenti

Optimizmi ka qenë i paktë, jo vetëm nga stafi mjekësor, por edhe nga konfirmimi i babait të pilotit: “Fola me Valentinon. Dhimbjet janë shumë të forta dhe ai vetë, që e ka provuar edhe një herë tjetër këtë dëmtim, nuk ka qenë aspak optimist”. Sot, pritet të mësohet diagnoza e plotë e këtij dëmtimi, i cili mund t’i japë fund karrierës së Valentino Rosit.

OLGERT SERANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"