Deliallisi ulet në stolin e Erzenit për një ndeshje: Shkojmë për gjithçka në Shkodër, e kalojmë Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2024 | 11:36

Deliallisi ulet në stolin e Erzenit për një ndeshje: Shkojmë për gjithçka në Shkodër, e kalojmë Vllazninë

Ekipi i Erzenit luan sot në transfertë ndeshjen e kthimit të çerekfinales në Kupë kundër Vllaznisë, në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 17:00.

deliallisi

Shanset për të kaluar në gjysmëfinale janë të mëdha, pasi shijakasit kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2:1, falë golave të shënuar nga Asani dhe Kacbufi. Në krye të pankinës pas largimit të trajnerit Skerdi Bejzade, është vendosur përkohësisht Alfred Deliallisi, i cili në një prononcim për “Panorama Sport” shprehet se ai do e drejtojë ekipin vetëm për këtë sfidë, pasi po shihen alternativat për emërimin në stol. Deliallisi flet dhe për gjendjen e skuadrës përpara përballjes së dytë ku kërkon që të jepet maksimumi, pasi me anë të sakrificës mund të bëjnë një hap të madh drejt një trofeu të rëndësishëm, atë të Kupës, duke kaluar në gjysmëfinale.

Përsa i përket gjendjes në kampionat, ai beson, për vetë faktin se janë shumë pikë në lojë: “Jam caktuar për të drejtuar skuadrën, por vetëm për këtë ndeshje, pasi drejtuesit janë në çaste përzgjedhjeje të trajnerit të ri. Në Shkodër, shkojmë për gjithçka, për të dhënë maksimumin e për t’u kualifikuar. Pra po, besoj se e kalojmë, pasi ekipi ka kualitete dhe cilësi, dhe se në momente delikate, siç jemi ne momentalisht, do i nxjerrin akoma dhe më shumë në pah ato. Organika është e plotë, përveç Sadikit i cili është i dëmtuar. Për situatën në kampionat, besimi nga ana jonë është 100%, pasi janë shumë pikë në lojë, dhe e kemi vetë në dorë, ndaj të ngremë moralin e të luftojmë pavarësisht vështirësisë së kundërshtarëve”, përfundoi Deliallisi.

ERALD DERVISHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"